Brendi amerikan dhe tashmë shumë i pëlqyer nga shqiptarët, pija RC Cola, është futur sot (e shtunë) në ambientet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Kësaj i është gëzuar më së shumti fenomeni i këtij edicioni, Luiz Ejlli, i cili me të parë në oborr vrapoi menjëherë për të marrë një pije.
Ai u shfaq shumë i gëzuar dhe tha se tani me të vërtetë do ta fitojë Big Brotherin.
“Tani e fitoj Big Brotherin unë. E fitova Big-un. Po kjo ore shpirt. Mirë se erdhe në shtëpinë më të famshme në Ballkan”, u shpreh artisti shkodran.
Konkurrenti shtoi se me futjen e RC Colës mund të rrijë brenda këtij reality show edhe një vit tjetër.
“Unë rri tani edhe një vit në Big Brother. Rri edhe një vit o shpirt në Big Brother. Ka ardhur Cola, jeta në Big Brother”, vazhdoi duke thënë këngëtari.
Si për çdo njeri tjetër, duket se edhe për Luizin, Cola mbetet më e pëlqyera dhe pija më e shijshme. /Telegrafi/