Telegrafi

Piers Morgan zbulon se Cristiano Ronaldo është i lumtur me lëvizjen e tij te Al Nassr

Piers Morgan ka zbuluar se Cristiano Ronaldo është duke e ‘dashuruar’ përvojën e tij me Al Nassr pasi shkëmbeu Manchester Unitedin dhe Ligën Premier për futbollin në Arabinë Saudite.

Intervista shpërthyese e Ronaldos në Talk TV me Morgan e mërziti Unitedin në tetor, me sulmuesin që pretendonte se menaxheri Erik ten Hag e kishte ‘tradhtuar’ atë.

Menjëherë pas kësaj, lojtari dhe klubi ndërprenë lidhjet dhe kontrata e tij përfundoi, duke i hapur rrugën 37-vjeçarit për t’u larguar si lojtar i lirë.

Më pas ai vulosi një lëvizje fitimprurëse në ligën saudite te Al Nassr, duke u bërë futbollisti më i paguar ndonjëherë në botë, megjithëse transferimi nuk ka qenë pa polemika.

Morgan dihet se është i afërt me Ronaldon dhe së fundmi është pyetur në një intervistë nëse ai ka pasur kontratë me superyllin portugez që prej lëvizjes.

Lexo po ashtu Trajneri i Al-Nassr, Garcia fajëson Ronaldon pas humbjes ndaj Al-Ittihad

“A është ai i lumtur? Patjetër. Kam shkëmbyer disa mesazhe me të dhe atij i pëlqen absolutisht kjo, brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë Morgan.

Ronaldo ende nuk ka shënuar për Al Nassr në dy paraqitje dhe është kritikuar nga disa për pretendimin se një mori klubesh të Ligës së Kampionëve ishin të interesuar për nënshkrimin e tij, por paratë e dërguan në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/