Telegrafi

Piatek eklipson Cutronen, Milani ia cakton çmimin e largimit italianit

Milani thuhet se e vlerëson Patrick Cutronen në 30 milionë euro pasi italiani nuk po gjen hapësira pas transferimit në janar të Krzysztof Piatek.

Cutrone shihej si një sulmues me të ardhme të madhe në taborin e Rossonerëve, por situata tashmë thuhet se ka ndryshuar.

Sulmuesi italian ka filluar vetëm 14 nga 31 ndeshjet e tij për Milanin këtë sezon dhe pasi u bllokua në formacionin titullar nga Gonzalo Higuain më parë, tani është eklipsuar nga Piatek.

Lexo po ashtu Piatek në top formë, nuk harrohet vetëm Higuain, por edhe Cutrone

Kjo situatë ka bërë që disa klube të shprehin interesim për sulmuesi 20-vjeçar italian, ku Torino thuhet se e pëlqen shumë.

Cutrone nuk po gjen hapësira pas ardhjes së Piatekut (Foto: Getty Images)

Sipas mediumit Corriere della Sera, Torino pëlqen shumë Cutronen dhe Milani i ka vendosur çmimin e largimit lojtarit.

Gazeta paralajmëron se drejtuesit fillimisht donin ta përmirësonin pagën prej 1.2 milionë eurosh të lojtarit, por kanë hasur në bllokada dhe tani po mendojnë ta lënë të lirë.

Lexo po ashtu Gattuso: I kënaqur me barazimin ndaj Napolit, Piatek dhe Cutrone nuk do të luajnë së bashku

Çmimi që skuadrat e interesuara duhet të paguajnë për Cutronen është 30 milionë euro.

Në mbrojtje lojtarit i ka dalë shoku i tij Davide Calabria, i cili ka thënë se: “Patrick na ka fituar shumë pikë, prandaj koha e tij do të vijë”. /Telegrafi/