Peugeot i ka fascinuar të gjithë në ‘Shanghai Motor Show’ duke prezantuar konceptin e ri, 308 R Hybrid.
Ky koncept është zhvilluar nga divizioni i garave të kompanisë franceze, Peugeot Sport, që me motor hibrid ofron 493 kuajfuqi, me një motor 1.6-litër turbo dhe një tjetër elektrik.
Koncepti i ri është i bazuar në konceptin e prezantuar vitin e kaluar 308 R Concept, por është “fitues” sa i përket performancës, transmeton koha.net.
Peugeot Sporti ka zgjeruar makinën për 80 milimetra, e ka bërë makinën më sportive dhe e ka konvertuar në sistemin që tërheqë me të gjitha rrotat.
Motori 1.6-litër me katër cilindra ofron 267 kuajfuqi, ndërsa motori tjetër elektrik shton edhe 114 kuajfuqi.
Peugeot thotë se shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë, makina do ta arrijë për 4 sekonda, ndërsa shpejtësia e limituar është në 250 km/h.