Telegrafi

Peugeot do të prezantojë versionin evropian të Exalt (Foto)

Prodhuesi francez, Peugeot, ka njoftuar se në panairin e automjeteve në Paris do ta prezantojë versionin evropian të konceptit Exalt, i cili do të dallojë nga modeli që u prezantua në muajin prill në Pekin.

Pjesa më e madhe e sipërfaqes së jashtme do të jetë e mbuluar me çelik me nuanca të ndryshme të ngjyrës së kaltër, me të ashtuquajturin ‘Shark skin’ në pjesën e pasme të automjetit.

Brendësia do të jetë e ndërtuar me një material të veçantë të fituar nga riciklimi i letrës nga gazetat e vjetra (ky material për herë të parë është shfrytëzuar në konceptin Onyx).

Për motorizimin është përgjegjës motori THP 1.6 l me benzinë, me katër cilindra, me fuqi prej 273 КF (201 kW) dhe moment rrotullimi prej 300 Nm dhe motori elektrik, i cili gjendet në boshtin e pasmë dhe ka fuqi prej 50 kW (68 KF).

Fuqia e kombinuar e motorëve është 253 kW, gjegjësisht 344 КF. /Telegrafi/