Telegrafi

Petrovska: Ukraina tregoi se dashuria për atdheun është më e fortë se armët

I përulem popullit ukrainas që i ka treguar botës se dashuria për atdheun e tyre është më e fortë se arma e agresorit.

Këtë e theksoi sot ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, në fjalimin e saj një vit pas fillimit të konfliktit në Ukrainë.

Ajo theksoi se ky është një vit heroizmi në të cilin populli ukrainas tregoi se çfarë mund të bëjë për atdheun e tij kundër pushtimit të plotë rus të Ukrainës.

“Ky është një vit heroizmi në të cilin populli ukrainas tregoi se çfarë mund të bëjë për atdheun e tij kundër pushtimit të plotë rus të Ukrainës. Ky agresion i paprecedentë në shekullin e 21-të rezultoi në vendosmërinë jo vetëm të popullit ukrainas, por edhe në unitetin dhe mbështetjen e Evropës dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut”, tha Petrovska./Telegrafi/