Telegrafi

Petrovska: Dhuruam pajisje ushtarake për të kontribuar në mbrojtjen e Ukrainës, jo për të mbështetur luftën

Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska sot deklaroi se dhurimi i pajisjeve ushtarake për Ukrainën është bërë për mbrojtjen e Ukrainës dhe jo për të mbështetur luftën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Situata në Ukrainë nuk lë askënd indiferent. E kam vizituar Ukrainën një herë dhe ndoshta ndajmë të njëjtat përshtypje, që është tmerri i fotove atje. Pozicionet e Maqedonisë së Veriut ka qenë shumë e qartë që nga fillimi i krizës – përveç dënimit politik dhe mbështetjes politike për Ukrainën, vendi ynë deri më tani ka marrë tetë vendime për dhurimin e pajisjeve dhe armatimeve ushtarake, me të cilat kemi besuar se do të kontribuojmë në mbrojtjen e Ukrainës, e jo për të mbështetur luftën, tha ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, në konferencën e sotme për media me kolegen e saj austriake, Klaudia Taner.

Sipas Petrovskas, në procesin e mëtejshëm të rimëkëmbjes së Ukrainës, kur të përfundojë lufta, është e nevojshme që secili vend të marrë pjesë me kapacitetet që ka në dispozicion dhe në të cilat beson se mund të kontribuojë.

“Fundi i luftës dhe stabilizimi është diçka që ne të gjithë e dëshirojmë, por fatkeqësisht nuk varet nga ne. Ne absolutisht do të kontribuojmë që kjo të ndodhë”, tha Petrovska./Telegrafi/