Site icon Telegrafi

Petit: Guardiola kishte probleme me holandezët kur luanim te Barcelona

Emmanuel Petit thotë se Pep Guardiola kishte probleme me lojtarët holandezë që në atë kohë ishin në Barcelonë.

Sipas francezit, kishte shumë ndikimi nga lojtarët holandezë që ishin ardhur nën urdhrat e Louis van Gaal gjatë asaj epoke, ndërsa Petit arriti në Spanjë së bashku me Marc Overmars nga Arsenali.

“Ka pasur shumë rivalitete në dhomën e zhveshjes, Guardiola kishte mosmarrëveshje me lojtarët holandezë, ishte shumë politik”.

Guardiola kapiten i Barcelonës

Micheal Reiziger, Frank De Boer, Phillip Cocu, Patrick Kluivert, Boudewijn Zenden ishin holandezët e Barcelonës në atë kohë.

“Ne ishim shumë të talentuar, por mbrojtja e skuadrës ishte shumë e vjetër dhe kishim shumë probleme jashtë fushës”.

“Unë luajta më pak se 30 ndeshje për Barcelonën dhe shumica ishin në mbrojtje, ishte një sezon për tu harruar si personalisht ashtu edhe për klubin”.

Petit kur luante te Barcelona

Pas aventurës në Kataluni, ai kaloi te Chelsea ku në Stamford Bridge kaloi dy vite.

“Doja të kthehesha në Angli. Chelsea ishte një mundësi e rëndësishme”

“Mu desh t’ua provoja atyre se isha i kaltër e jo më një Gunner”, deklaroi Petit.  /Telegrafi/

Exit mobile version