Agjencia e lajmeve ”MIA”, citon ministrin e punëve të jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó, të ketë thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i ndihmojë financiarisht Maqedonisë për shkak se ky vend e mbron kufirin jugor të BE-së nga refugjatët dhe migrantët, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Më tej, Péter Szijjártó, ka kritikuar mediat europerëndimore, duke i quajtur dyftyrëshe për raportimet e tyre rreth dhunës së policisë së Maqedonisë ndaj refugjatëve, edhe pse, sipas tij, forcat e sigurisë së Maqedonisë realisht kanë mbrojtur territorin e tyre. Kjo është edhe arsyeja përse vendi i tij vendosi të dërgojë ndihma materiale dhe policë për të asistuar Maqedoninë në sigurimin e kufirit jugor.
Diplomati hungarez thotë se Brukseli duhet t’i ndihmojë në mënyrë të drejpërdrejtë buxhetit të qeverisë së Maqedonisë, nga ku kanë dalë shumë para shtetërore për t’u ballafaquar me krizën e refugjatëve, prandaj ai mbështet çfarëdo lloj ndihme për Maqedoninë./Telegrafi/