Site icon Telegrafi

Pete Davidson kopjon dukjen e Kanye West të “Met Gala 2019” për ceremoninë e “Emmy Awards”

Të hënën, më 12 shtator, ylli i “SNL” bëri një paraqitje surprizë në “Emmys 2022” për të prezantuar çmimin për ‘serialin më të mirë komedi’.

Davidson, 28-vjeçar, kishte veshur një xhaketë gri me pantallona të ngjashme dhe syze dielli të bardha, një veshje pothuajse identike me atë të veshur më parë nga Kanye West, 45-vjeçar.

Reperi mbante të njëjtën xhaketë në të zezë ndërsa shoqëronte gruan e atëhershme Kardashian në “Met Gala” në vitin 2019.

Pete Davidson (Foto: Getty Images)

Pamja e tij ishte një përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga vetja dhe drejt themelueses së “Skims”, e cila zgjodhi një fustan unik për trupi me një korse, e që pa dyshim ishte më e përfolura e asaj mbrëmjeje.

Ndoshta pamja e “Emmys” e Davidson ishte gjithashtu një shenjë për të kaluarën e çiftit.

Lexo po ashtu "Emmy Awards 2022": Lista e plotë e fituesve

Ikona e bukurisë kujtojmë që u nda nga partneri i saj në fillim të muajit gusht pas nëntë muajsh lidhje.

Kanye West (Foto: Getty Images)

Romanca e yllit televiziv me komedianin u komentua si një dalje e Kim nga periudha e errët që po kalonte me ish-bashkëshortin.

Sipas burimeve, një ndër arsyet që e çoi ish-çiftin në këtë vendim ishte diferenca në moshë.

Kanye West dhe Kim (Foto: Getty Images)

Sa i përket Kimit, ajo vazhdon të rrisë katër fëmijët North, Psalm, Chicago dhe Saint. /Telegrafi/

Pete dhe Kim (Foto: Getty Images)
Exit mobile version