Site icon Telegrafi

Pete Davidson duket i relaksuar teksa luan basketboll në të njëjtën ditë që u nda me Kim Kardashianin

Pete Davidson u pa me kolegët e tij këtë të premten (5 gusht) – në të njëjtën ditë që ai dhe Kim Kardashian u ndanë pas një romance të stuhishme nëntëmujore.

Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga “DailyMail”, Pete, 28 vjeç, mund të shihet duke luajtur basketboll me ekuipazhin në filmin e tij “Wizards!” në studion e tyre australiane.

Përkundër faktit se ai ishte ndarë nga e dashura e tij po atë ditë, një burim i produksionit vuri në dukje se Pete ‘dukej i qetë, sikur të mos kishte asnjë breng. Ai ishte i relaksuar dhe po luante’, shkruan DailyMail.

“Ai është një yll i mirëfilltë i filmit. Ai e ka botën në këmbët e tij dhe pa dyshim që çdo yll në Hollywood do ta thërrasë tani për projekte”, theksoi burimi.

Një burim tjetër tha se ish-ylli i “Saturday Night Live”, është “aq i qetë dhe i lezetshëm, sa të gjithëve u pëlqen të punojnë me të”.

Pete ka qenë në Australi për javë të tëra duke punuar në filmin e mbushur me yje, kasti i të cilit përfshin Orlando Bloom dhe Naomi Scott.

Kohët e fundit produksioni u zhvendos në një studio në Queensland të Veriut të Largët pas një periudhe kohe duke u filmuar në pyllin “Daintree Rainforest”.

“Ai donte të argëtohej me ekuipazhin në xhirime, kështu bleu një kosh basketbolli dhe ne të gjithë filluam të luanim dhe dëgjonim muzikë. Shpesh këta yje të Hollivudit janë të turbullt kur vijnë në Australi për të filmuar, por Pete ka qenë fantastik”, tha një burim.

Loja e basketbollit të Pete pa këmishë në studio u zhvillua jo shumë kohë përpara se të konfirmohej se ai dhe Kim kishin vendosur të ndaheshin dhe të mbeten miq.

Dyshja u bë publike si çift nëntë muaj më parë pasi ajo bëri debutimin e saj si prezantuese në “Saturday Night Live”, ku ai ishte atëherë një anëtar i kastit.

Megjithatë një burim ka bërë të ditur se çifti u ndanë këtë javë për oraret e tyre të ngjeshura dhe distancës.

Pete ka kaluar më shumë se një muaj duke filmuar “Wizards!” në Australi, ku Kim e vizitoi atë në korrik për një arratisje romantike.

Megjithatë, qëndrimi i tyre romantik dhe luksoz, me sa duket nuk ishte i mjaftueshëm për të shpëtuar marrëdhënien e çiftit.

Lajmi për ndarjen e tyre vjen një ditë pasi një burim i tha “People” se ‘distanca e gjatë nuk ka qenë e lehtë për Kim’ ndërsa Pete vazhdonte xhirimet jashtë vendit.

Lexo po ashtu Kim Kardashian dhe Pete Davidson ndahen pas nëntë muajsh lidhje

“Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por zbuluan se distanca e gjatë dhe oraret e tyre të ngarkuara e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një lidhjeje”, tha një burim pranë dyshes. /Telegrafi/

 

Exit mobile version