Pete Davidson siç duket e ka bërë të përhershme dashurinë e tij për Kim Kardashian.
Gjatë fundjavës, një shkëmbim i supozuar tekstesh mes Davidson, 28 vjeç, dhe Kanye West u nda nga miku dhe shkrimtari i komedianit, Dave Sirus, në një postim të fshirë më vonë në Instagram.
Në këtë, shihej një fotografi e yllit të “Saturday Night Live”, ku u kap i shtrirë në një shtrat dhe duke nxjerrë gjuhën teksa mbante lart një shenjë paqeje.
Por fansat vunë re menjëherë diçka tjetër brenda fotos – një tatuash ‘KIM’ i shkruar me shkronja të zeza në gjoksin e Davidsonit – siç shihet në fotografitë e marra nga The New York Post.
Kjo i duhej përdoruesve të rrjeteve sociale të bënin reagime të ndryshme krahas këtij dedikimi.
“Ai bën një tatuazh për çdo të dashur”, tha një fans.
“Davidson bën tatuazhe për çdo moment të rëndësishëm në jetën e tij”, shtoi një tjetër.
Marrëdhënia e Davidson me Kardashian u zyrtarizua në Instagram të premten, më shumë se një javë pasi themeluesja e “SKIMS” u deklarua ligjërisht beqare në mes të divorcit nga Kanye West.
Kardashian dhe West filluan të takoheshin në vitin 2012 dhe u martuan në maj 2014.
Ata kanë bashkë katër fëmijë: North, tetë vjeçe, Saint, gjashtë vjeç, Chicago, katër vjeçe dhe Psalm, dy vjeç.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” bëri kërkesë për divorc nga reperi në shkurt 2021 pas gati shtatë vitesh martesë. /Telegrafi/