Telegrafi

Pesë trajnerë në listën e Arsenalit për të zëvendësuar Emeryn

Unai Emery është duke luftuar që ta shpëtojë punën e tij te Arsenali, pasi në gjashtë ndeshjet e fundit nuk di për fitore.

Barazimi 2-2 ndaj Southamptonit, ka bërë që presioni ndaj spanjollit të shtohet më shumë dhe thuhet se lojtarët nuk kanë besim në të.

Mediat në Angli raportojnë se The Gunners po mendojnë të shkarkojnë Emeryn, ndërsa në listën e tyre janë pesë emra.

Lexo po ashtu Lojtarët e Arsenalit thuhet se kanë humbur besimin në Emeryn

Mikel Arteta

Ish-lojtari i skuadrës londineze është aktualisht ndihmës i Pep Guardiolas te Manchester City, derisa disa herë është lidhur me një rikthim në Emirates.

Pep Guardiola dhe Mikel Arteta te Manchester City (Foto: Getty Images)

Massimiliano Allegri

Trajneri italian është i papunë që nga largimi prej Juventusit në verën e këtij viti dhe thuhet se është shumë i interesuar që të rikthehet sa më shpejtë në futboll.

Foto: Juventus/Twitter

Mauricio Pochettino

Argjentinasi pak ditë më parë është shkarkuar nga Tottenham Hotspuri shkaku i rezultateve të dobëta dhe u zëvendësua nga Jose Mourinho.

Arsenali e sheh Pochettinon si njeriun ideal që të marrë drejtimin e skuadrës së tyre.

Patrick Vieira

Një tjetër ish-lojtarë i The Gunners që po tregon rezultate të mira te Nice ka zgjuar interesimin e skuadrës nga qyteti i Londrës. Vieira ka arritur ta marrë përvojë të mjaftueshme në drejtimin e një skuadre dhe mund të ulet në bankën e Arsenalit.

Freddie Ljungberg

Suedezi është aktualisht në stafin e Unai Emerys, por mund të qëndrojë në krye të skuadrës deri në fund të këtij sezoni dhe më pas të emërojnë një strateg të ri./ Telegrafi/