Site icon Telegrafi

Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Mitrovicë

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Frashër, në rrugën rajonale Mitrovicë – Vushtrri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti konfirmoi për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:40.

“Rreth orës 12:40, është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri , përkatësisht në fshatin Frasher, në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, konfirmoi ai për Telegrafin.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, ku njëri prej tyre ishte me fatalitet./Telegrafi/

Exit mobile version