Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë, për shkak se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje fizike ndërmjet tyre dhe si pasojë e lëndimeve të pësuara të gjithë të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 04:50 në rrugën “Luan Haradinaj”.
Policia ka njoftuar se dy prej të dyshuarve dyshohet se kanë marrë plagë nga mjeti i mprehtë thikë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të gjithë të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/