Telegrafi

Pesë sulme ruse u zmbrapsën – thonë forcat e armatosura të Ukrainës

Forcat e mbrojtjes ukrainase thonë se pesë sulme nga forcat ruse në rajonet Donetsk dhe Luhansk janë zmbrapsur, në përditësimin e tyre të përditshëm operacional.

Ja çfarë tjetër shkruante në raport:

Forcat ukrainase po vazhdojnë të mbajnë prapa trupat ruse që synojnë të fitojnë kontrollin e rrugëve dhe vendbanimeve kryesore në qytetin e Kievit duke u përpjekur të depërtojnë nga veriperëndimi dhe lindja, përcjell Telegrafi.

Në Donetsk dhe Luhansk, forcat ukrainase shkatërruan dy tanke, një automjet këmbësorie dhe një makinë. Forcat ruse gjithashtu pësuan viktima, thuhet në raport.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se kishin shkatërruar 4 aeroplanë, 1 helikopter dhe jo vetëm.

BBC thekson se nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur këto pretendime. /Telegrafi/