Telegrafi

Pesë skuadra e duan transferimin McTominayt

Afrimi i brazilianit Casemiro ka nxjerrë nga planet e trajnerit Erik ten Haag, mesfushorin skocez Scott McTominay, i cili pritet të largohet brenda këtij sezoni të merkatos, sipas mediave britanike.

Mesfushori 25-vjeçar kërkon të luajë rregullisht dhe u ka shfaqur dëshirën drejtuesve që të largohet qoftë edhe në huazim këtë sezon, duke qenë se në formacionin e Manchester United nuk ka më vend për të.

Sipas mediave angleze, të paktën 5 klube të Liga Premier janë gati të rrëmbejnë mesfushorin skocez, qoftë në huazim, apo ta blejnë plotësisht kartonin e tij.

Newcastle, Everton, West Ham, Leicester e Southampton janë skuadrat që kanë nisur kontaktet me menaxherët e McTominay.

Vetë ky r fundit është i prirur të zgjedhë Londrën, pasi te West Ham e pret krahëhapur trajneri Moyes, i cili është skocez ashtu si mesfushori i “Djajve të Kuq”. /Telegrafi/