Telegrafi

Pesë shtetas britanikë në mesin e të burgosurve të luftës janë liruar nga Rusia

Pesë shtetas britanikë janë në mesin e të burgosurve të luftës që janë liruar nga Rusia.

Siç kanë raportuar mediat e huaja, 10 të burgosur të huaj që u kapën në Ukrainë, u liruan pas ndërmjetësimit të Princit të Kurorës saudit Mohammed bin Salman, sipas ministrisë së jashtme saudite.

Dhe kryeministrja Liz Truss zbuloi se pesë britanikë janë në mesin e të liruarve.

Truss shkroi në Twitter: “Lajm jashtëzakonisht i mirëpritur se pesë shtetas britanikë të mbajtur nga përfaqësues të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore po kthehen në mënyrë të sigurt, duke i dhënë fund muajve të pasigurisë dhe vuajtjeve për ta dhe familjet e tyre”.

Ajo falënderoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Arabinë Saudite për përpjekjet e tyre për të siguruar lirimin e tyre. /Telegrafi/