Me qëllimet më të mira, prindërit, madje edhe gjatë ditëve të ngrohta të verës kanë nevojë që fëmijës t’i “hedhin” diçka mbi krahë apo mbi stomak apo t’i vënë kapelën e pambuktë sapo të shfaqet flladi i parë.
Ajo për të cilën nuk mendojnë është që zhegitja është njësoj e rrezikshme për shëndetin e fëmijës, transmeton Telegrafi.
1. Nëse koka dhe qafa janë të lagura, do të thotë që bebja është djersitur.
2. Kujdesuni si merr frymë bebja. Frymëmarrja e shpejtë është simptomë e zhegitjes.
3. Nëse fytyra e fëmijës është më e kuqe se zakonisht ose i janë shfaqur puçrra.
4. Mbështeteni dorën e fëmijës në gjoks, nëse është e nxehtë, do të thotë edhe një shenjë e zhegitjes.
5. Nëse fëmija nuk mund të flejë dhe është i shqetësuar, ka mundësi që të jetë i zhegitur. /Telegrafi/