Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë shqetësuese në Kosovë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në polici janë regjistruar 5 raste të dhunës në familje. Në shumicën dërmuese viktimë janë gratë.
Rastet e fundit janë nga Prishtina, Podujeva, Gjilani, Ferizaj dhe Gjakova.
Ky është raporti i Policisë së Kosovës:
DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM TRUPORË
Prishtinë 21.09.2020 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila si pasojë kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.
DHUNË NË FAMILJE
Podujevë 21.09.2020-22:00. Viktima femër kosovare ka raportuar është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF –Podujevë dhe më pas është dërguar në strehimore. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 22.09.2020-13:30.Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar i njëjti kishte përdorur dhunë fizike ndaj saj .Viktima i është nënshtruar tretmanit mjekësor dhe më pas është liruar. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
DHUNË NË FAMILJE
Ferizaj 21.09.2020 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. I dyshuari dyshohet se kishte qenë nën ndikim të alkoolit nga i cili është sekuestruar mjeti që e kishte përdorë në rast dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 21.09.2020-21:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar si dhe nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara tjetër lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/