Inter edhe në afatin kalimtar të janarit do të shpenzojë shumë të madha të parave.
Drejtuesit kinezë duan të investojnë dhe e kanë marrë seriozisht situatën, [pasi duan një vend në Ligën e Kampionëve.
Janë përgatitur plot 100 milionë euro për t’i shpenzuar, ku nuk mungojnë emrat e njohur.
Listën prej pesë emrash e hapin Federico Bernardeschi dhe Marco Verratti.
Që të dy lojtarë cilësorë, por është vështirë për t’u transferuar tek Interi pasi te klubet e tyre shihen si e ardhmja.
Ndërkohë lista për mbrojtjen është më e gjatë, ku emrat e Francesco Acerbi, Matteo Darmian dhe Domenico Crisito duket se janë prioritet për Interin.
Mbetet të shihet pas 1 janarit se si do të veprojë Interi. /Telegrafi/