Pesë persona janë vrarë dhe 27 janë lënduar pas një sulmi rus me raketa që goditi një ndërtesë apartamentesh në qytetin ukrainas Dnipro.
Guvernatori i rajonit, Valentyn Reznichenko, tha se gjashtë fëmijë ishin në mesin e të lënduarve dhe të gjithë janë duke u trajtuar në spital, transmeton Telegrafi.
Sulmet e sotshme vijnë derisa forcat ukrainase dhe ruse luftuan për kontrollin e Soledar, një qytet i vogël minierash kripe në Ukrainën lindore.
Rusia ka thënë se forcat e saj kishin marrë nën kontroll qytetin e Soledar, por Kievi tha se trupat e saj ishin ende duke luftuar në qytet. /Telegrafi/
❗️ Five people were killed in the shelling of #Dnipro
Twenty-seven people were wounded, including six children.
Rescuers evacuate people. pic.twitter.com/27g05lF3Up
— NEXTA (@nexta_tv) January 14, 2023
More photos from the #Dnipro. pic.twitter.com/6ZSHGL232Q
— NEXTA (@nexta_tv) January 14, 2023