Site icon Telegrafi

Pesë persona në Pejë rrahin një tjetër, arrestohen tre prej të dyshuarve

Foto: Ilustrim

Të martën janë arrestuar tre persona të cilët së bashku me dy të tjerë, të cilët gjenden në arrati e kanë sulmuar fizikisht një person i cili ka pasuar lëndime trupore.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:19 në rrugën “Medlin Olbright”, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje.

“Më datën 11.07.2023 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët së bashku me dy të dyshuar tjerë që gjenden në arrati e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, i cili si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version