Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Zëdhënësi i Policës së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:40.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 13:40, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë përkatësisht në hyrje të qytetit të Vushtrrisë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF Vushtrri”, deklaroi ai.
Ndryshe, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 53 aksidente trafiku, 21 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse 32 raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale./Telegrafi/