Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në fshatin Gurrakoc të komunës së Istogut.
Lajmin e ka bërë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Dukagjinit, Xhevat Ibra.
“Një aksident mes dy veturash ka ndodhur ku janë lënduar pesë persona të cilët janë dërguar në emergjencë për tretman. Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ibra për Telegrafin.
Ndryshe, numri i aksidenteve në trafik ka shënuar sërish rritje, vetëm në 24-orët e fundit kanë ndodhur 46./Telegrafi/
P