Site icon Telegrafi

Pesë persona lëndohen në një aksident trafiku në Gllarevë

Foto: Arkiv

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë komuna e Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Pesë persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin e ndodhur në fshatin Gllarevë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00. Të lënduar janë katër vajza dhe një djalë. Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës”, tha Ibra për Telegrafin.

Zëdhënësi Ibra ka treguar edhe moshën e të rinjve të aksidentuar duke thën se djali i lënduar është 22-vjeçar, tri vajza të moshës 24-vjeçare, dhe njëra 23-vjeçe.

Ai shtoi se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes./Telegrafi/

 

Exit mobile version