Telegrafi

Pesë opsionet e Interit nëse Romelu Lukaku nuk kthehet

Sipas Il Corriere dello Sport, sulmuesi i Arsenalit, Folarin Balogun është ndër opsionet e Interit nëse nuk arrijnë një marrëveshje me Chelsean për Romelu Lukakun.

Nerazzurrët shpresojnë ta sjellin sulmuesin belg për herë të tretë, por Chelsea dëshiron një transferim të përhershëm prej 45 milionë eurosh, të cilin Interi mund ta përballojë vetëm nëse André Onana i bashkohet Manchester United.

Megjithatë, zikaltërit duken të gatshëm të bëjnë një ofertë huazimi me detyrim për të blerë, një formulë që nuk i përshtatet bluve.

Sipas Il Corriere dello Sport, Interi ka identifikuar tashmë disa alternativa ndaj Lukakut.

Njëri prej tyre është sulmuesi i Arsenalit, Balogun, i cili ka shënuar 21 gola në 35 paraqitje ndërsa ishte i huazuar te Reims në sezonin 2022-2023 dhe thuhet se vlerësohet në 40 milionë euro nga Topçinjtë.

Mehdi Taremi, Alvaro Morata dhe Gianluca Scamacca po monitorohen gjithashtu nga Nerazzurrët.

Lexo po ashtu Juventusi dëshiron ta rrëmbejë Lukakun nga Interi

Duvan Zapata i Atalantas është një tjetër opsion për Interin, por problemet e tij me lëndimet gjatë viteve të fundit e bëjnë atë një kandidat më pak të besueshëm. /Telegrafi/