Telegrafi

Pesë lojtarët më të vlefshëm për vitin 2021 te Shqipëria

Viti 2021 në nivelin individual ka qenë i mirë për disa nga lojtarët më të mirë të Kombëtares së Shqipërisë, që e kanë rritur vlerën në treg.

Vlera totale e pesë futbollistëve më të shtrenjtë të Kombëtares Shqiptare të futbollit është 76 milionë Euro.

Më poshtë Telegrafi ka analizuar çmimet e tyre dhe ka zgjedhur pesë më të shtrenjtit.

Berat Gjimshiti

Kartoni i Berat Gjimshitit vlerësohet sipas sajtit të njohur “Transfermarkt”, plot 22 milionë euro.

Mbrojtësi i Atalantas, 28 vjeç ka treguar rritje me paraqitjet e tij dhe vlera në treg është shtuar me 4 milionë euro në 12 muajt e fundit.

Paraqitjet e mira me Atalantan në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, kanë bërë që ai të këtë këtë vlerë të lartë.

Edhe ndeshjet me Shqipërinë kanë luajtur rol, pasi ai vazhdon të mbete shtylla e mbrojtjes.

Marash Kumbulla

Humbësi më i madh në vlerë është lojtari i Romës, Marash Kumbulla.

Në dhjetor të vitit 2020, qendërmbrojtësi vlerësohej 27 milionë euro, por paraqitjet jo të mira dhe të pakta të 21-vjeçarit te Roma kanë bërë që të zhvlerësohet me 5 milionë euro.

Sot Kumbulla në treg vlen 22 milionë euro, një shifër sërish e lartë, duke parë moshën e tij të re.

Elseid Hysaj

Kapiteni i kuqezinjve, mbrojtësi i krahit, Elseid Hysaj ka një vlerë prej 13 milionë euro në treg.

Një vit më parë, futbollisti i Lazios kushtonte 1 milion euro më shumë.

Kalimi i tij nga Napoli te Lazio, por edhe mosha ka bërë që çmim i tij të bie, ani pse luan rregullisht si te klubi nga kryeqyteti ashtu edhe te Shqipëria.

Nedim Bajrami

Rritje ka pasur edhe kartoni i mesfushorit kuqezi Nedim Bajrami, i cili këtë vit është afruar te Shqipëria.

Futbollisti i Empolit në shkurt të këtij viti vlerësohej 5 milionë euro, ndërsa pas 10 muajsh, tani vlera e 21-vjeçarit është 10 milionë euro.

Bajrami ka shkëlqyer në Serie A me gola dhe asistime, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve.

Armando Broja

I pesti është Armando Broja, që është dalluar me golat e tij në Ligë Premier këtë sezon.

Huazimi te Sauthemptoni ka ndikuar në rritjen e vlerës së sulmuesit kuqezi. Kartoni i tij shkon në 9 milionë euro, më e larta për 20-vjeçarin.

Në Janar të 2021, Broja pjesë e Viteses në Holandë, kapte në treg vlerën 2.2 milionë euro, që i bie se kartoni i tij është rritur për 6.8 milionë euro.

Vlera e tij është rritur më shumë se sa lojtarët e tjerë kuqezinj. /Telegrafi/