Futbollistët anglezë ndër vite kanë qenë pjesë e skuadrave të mëdha evropiane, mirëpo rekordet më të mëdha i kanë vendosur në Ligën Premier.
Shumë lojtarë anglezë kanë luajtur në ligat e ndryshme evropiane, derisa kanë mbajtur edhe rekordin për transferimet më të shtrenjta në histori të futbollit.
Mendohet se futbolli është zbuluar pikërisht në Angli, derisa liga e tyre tashmë njihet si liga më e fortë në botë.
Kur jemi në afatin kalimtar të lojtarëve, janë pesë prej tyre që kanë thyer rekorde në Ligën Premier.
Harry Maguire kaloi te Manchester Unitedi për shumën e 87 milionë eurove nga Leicester City, për t’u bërë kështu mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Lojtari 26-vjeçar është në mesin e pesë lojtarëve më të shtrenjtë anglezë në histori të futbollit:
Harry Maguire (£80m) / 87 milionë euro
John Stones (£47.5m) / 50.5 milionë euro
Aaron Wan-Bissaka (£45m) / 48 milionë euro
Kyle Walker (£45m) / 48 milionë euro
Raheem Sterling (£44m) / 47 milionë euro. /Telegrafi/