Site icon Telegrafi

Pesë korridore humanitare hapen në lindje të Ukrainës në rajonin Luhansk

Autoritetet ukrainase në rajonin Luhansk shpresojnë të evakuojnë civilët përmes pesë korridoreve humanitare, e kjo po ndodh nga frika se trupat ruse do të fillojnë ofensive në lindje të Ukrainës.

“Do të largojmë secilin nëse rusët na lejojnë të arrijmë në pikat e takimit (për evakuim). Siç mund ta shihni, ata jo gjithmonë respektojnë armëpushimin”, tha guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Gaidai, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Rrëfimi i të mbijetuarit të masakrës në Bucha: Vranë të gjithë që ishin nën 50-vjeç, kam pasur 20 minuta kohë t’i varros të gjithë

“I bëj apel çdo banori të rajonit të Luhanskut, të evakuohet derisa është e sigurt dhe mund ta bëjnë këtë… Do të ketë autobusë dhe trena – shfrytëzoni këtë mundësi”, shtoi Gaidai.

Ndërkaq në një video Gaidai thekson se forcat ruse nuk kanë arritur ta thyejnë mbrojtjen ukrainase në rajonin e tij – e nga mllefi po shkatërrojnë objekte e shtëpi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version