Site icon Telegrafi

Pesë klube pas Origit, Fenerbahce i prin garës

(Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Liverpooli kërkon 14 milionë funte (15.2 milionë euro) Divock Origi, ndërsa një sërë klubesh janë të interesuara për shërbimet e tij.

Gjiganti turk, Fenerbahce, besohet se e udhëheq garën për transferimin e sulmuesit dhe sipas gazetarit Ekrem Konur, tashmë janë në bisedime me Redsat.

Belgu njëherësh kërkohet edhe nga klube të shumta të Ligës Premier, si Aston Villa, Newcastle United, Brighton dhe Fulham.

(Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Edhe Leeds United ishin lidhur me të në muajin e kaluar, mirëpo tashmë e kanë tërhequr interesimin.

Lexo po ashtu Zyrtare: Vedat Muriqi tashmë është lojtar i Lazios

Fenerbahce e dëshiron Origin në formë huazimi, derisa klubet angleze janë të hapura që ta blejnë kartonin e tij.

Liverpooli mund t’ia mundësojë Fenerit që ta paguajë një shumë për huazim dhe në kontratë ta përfshijë opsionin për detyrim blerjeje në fund të sezonit. /Telegrafi/

Exit mobile version