Juventusi është i gatshëm ta shesë Emre Canin qysh në këtë afat kalimtar të janarit.
Zonja e Vjetër nuk është e kënaqur me cilësitë e mesfushorit gjerman dhe kanë vendosur ta shesin atë.
Duke parë situatën që po kalon Can, shumë skuadra evropiane e duan transferimin e tij, derisa torinezët kanë pranuar ofertat e para.
Borussia Dortmund, Arsenal, Manchester United, Tottenham Hotspur e Bayern Munich, që të gjitha e duan transferimin e mesfushorit.
Can thuhet se nuk e dëshiron kalimin në Ligën Premier, pasi në të kaluarën ka luajtur për Liverpoolin dhe dëshiron t’i respektojë atë.
Kujtojmë se gjermani u largua nga The Reds si lojtar i lirë, duke kaluar më pas te Juventusi, mirëpo që nuk arriti ta gjente vetën në Torino. /Telegrafi/