Maurizio Sarri është afër nënshkrimit me Chelsean pas shkarkimit të Antonio Contes. Një tjetër italian, për një tjetër italian, por edhe pse kanë kombësi të njëjtë, stili i tyre i lojës është i ndryshëm.
Largimi i Contes u konfirmua të premtën dhe tashmë po bëhen përgatitjet finale për të prezantuar Maurizio Sarrin.
Por, kush është Sarri dhe çka mund të presin tifozët e Chelseat prej tij?
Një udhëtar
Sarri ka filluar karrierën menaxheriale në Pescara në vitin 2005, para se mori detyrën e trajnerit te Aezzo, Avellino, Hellas Verona dhe Perugia.
Më pas ai ka pasur periudha të shkurtëra te Alessandria dhe Sorrento, e ku kaloi më pas në Empoli për tri sezone, para se mori drejtimin e Napolit në vitin 2015, për t’u shpallur nënkampion.
Një argëtues
Tri vitet e tij te Napoli kanë shfaqur atë si një zhvillues i një prej skuadrave më atraktive në Evropë.
Bosi i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pasi luajti ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar tha: “Ne jemi përballur me një prej ekipeve më të mira që jam ndeshur ndonjëherë në karrierë – ndoshta më i miri”.
Afër triumfit të Scudettos
Dominimi i fundit i Juventusit në top kategorinë e futbollit italian për pak sa nuk u përfundua nga super ekipi i Napolit sezonin e kaluar.
Ata nuk ja dolën në fund duke përfunduar katër pikë prapa Zonjës së Vjetër, që e rrëmbeu Scudetton e shtatë rresht.
Përmirëson lojtarët e tij
Nën drejtimin e Sarrit, Dries Mertens u transformua në një prej lojtarëve më të rrezikshëm në Evropë, ku sulmuesi belg ka arritur 56 gola në dy sezonet e tij për Napolin.
Piotr Zielinski, Jorginho dhe Lorenzo Insigne të gjithë kanë lulëzuar nën drejtimin e Sarrit.
Pëlqen polemikat
Prisni zjarr sa herë ai të përballet me Jose Mourinhon dhe Jurgen Kloppin në stol.
Pyesni Roberto Mancinin i cili ka thënë për Sarrin pas një konflikti të nxehtë në vitin 2016: “Njerëz sikur ai nuk duhet të jenë në futboll”.
/Telegrafi/