Pesë ekonomi të mëdha janë në rrezik recesioni dhe nuk do të duhet shumë që ato të kalojnë në “anën” tjetër.
Ekonomia britanike u tkurr në tre mujorin e dytë dhe rritja ishte e sheshtë në Itali. Të dhënat e publikuara të mërkurën tregojnë se ekonomia e Gjermanisë, e katërta më e madhja në botë, u kontraktua nga prilli në qershor dhe sipas ekspertëve, linja e kuqe është pikërisht ekonomia gjermane, që ndodhet në prag të recesionit.
Meksika sapo doli nga recesioni, që zakonisht përcaktohet si dy tremujorë të njëpasnjëshëm kontraktimi, dhe ekonomia e saj pritet të mbetet e dobët edhe këtë vit. Ndërkohë të dhënat tregojnë se Brazili ka rënë në recesion në tre mujorin e dytë.
Gjermania, Britania, Italia, Brazili dhe Meksika, janë të gjitha mes 20 ekonomive më të mëdha të botës. Singapori dhe Hong Kongu që janë më të vegjël, por sidoqoftë shërbejnë si qendra të mëdha financiare dhe tregtare, po ashtu po vuajnë.
Rritja e ulët për secilin vend është shkaktuar nga një përzierje specifike faktorësh. Një rënie globale e prodhimit dhe një rënie e ndjeshme e besimit të biznesit e kanë përkeqësuar situatën.
Ekonomia masive e kinës po ashtu po rritet me ritmet më të ulëta në gati tre dekada, ndërsa vendi është përfshirë në një luftë tregtare me SHBA, që do vendosë tarifa të reja mbi eksportet kineze në shtator dhe dhjetor.
FMN ka rishikuar muajin e shkuar parashikimet e tij për rritjen globale në dy vitet në vijim, duke dalë me shifra më pesimiste. Investitorët janë gjithnjë e më të shqetësuar, Tregu i bonove është i luhatur dhe më shumë se një e treat e menaxherëve të aseteve të anketuar nga banka e Amerikës presin një recession global në 12 muajt e ardhshëm. /TCH/