Soda e bikarbonatit gjithmonë ka pasur përparësi, por kur i shtohet vaji i ricinit – do të përftoni një tretje të fuqishme
Ka probleme të caktuara shëndetësore të cilat me sukses sanohen me kombinimin e vajit të ricinit dhe sodës së bikarbonatit:
Puçrra alergjike
Përzieni tri lugë sodë bikarbonati dhe 1 lugë vaj ricini dhe me këtë tretje lyeni trupin disa minuta para se të bëni dush. Shpëlani trupin me dush të vakët. Puçrrat alergjike do të zhduken, transmeton Telegrafi.
Kërpudhat
Përzieni një lugë vaj ricini dhe një lugë sodë bikarbonati. Këtë tretje aplikojeni në vendin e përfshirë nga kërpudhat dhe lëreni të qëndrojë gjysmë ore, pastaj shpëlani dhe thani lëkurën. Po kjo recetë mund të aplikohet edhe për hematoma dhe gjakrrjedhje, si edhe për eliminimin e dhembjeve në gju.
Irritimi i syve
Përzieni një lugë vaj ricini dhe gjysmë luge të vogël sodë bikarbonati. Aplikojeni në kapakun e syrit dhe lëreni të veprojë njëzet minuta. Shpëlajeni me ujë. Kjo tretje do të qetësojë irritimin e syve, por edhe do të shlyejë gropat e errëta përreth syve.
Katarakti
Lyeni sytë me vaj ricini çdo ditë para se të flini gjumë.
Përtëritje e lëkurës
Përzieni 1 lugë gjelle vaj ricini dhe një lugë gjelle sodë buke. Masazhoni lëkurën me këtë përzierje për rreth 3 minuta, më pas shpëlajeni mirë lëkurën.
Kjo përzierje përdoret gjithashtu për të qetësuar çdo acarim të lëkurës, si pickimi i mushkonjave dhe insekteve, për të rinovuar lëkurën e qafës dhe për të hequr papillomat nga lëkura. Nëse dëshironi një efekt më të mirë në lëkurë, fërkojeni përzierjen dhe lëreni të veprojë për 20 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Bëni të gjitha këto para se të shkoni në shtrat, sepse vaji i kastorit dhe dielli nuk shkojnë kurrë bashkë.
Parandaloni rritjen e lythave në lëkurë duke e aplikuar këtë përzierje dhe duke e mbështjellë lythin gjatë natës. Në mëngjes hiqeni fashën dhe shpëlajeni lëkurën. Përsëriteni këtë për disa net me radhë.
Dhimbje shpine
Përzieni sodën e bukës dhe vajin e kastorit, më pas aplikojeni përzierjen në pjesën e poshtme të shpinës. Dhimbja do të largohet së shpejti.
Dhimbje në vesh
Hidhni disa pika vaj ricini dhe dhimbja do të ndalet.
Rënia e flokëve
Aplikoni vaj ricini në lëkurën e kokës dhe masazhojeni për pesë minuta. Më pas lani flokët normalisht.
Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj. /Telegrafi/