Telegrafi

Përvjetori i masakrës në Reçak, krerët e shtetit bëjnë homazhe

Në kompleksin memorial në Reçak të Shtimes qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe në nderim të 45 shqiptarëve të vrarë e e masakruar nga regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Homazhe kanë bërë edhe krerët e shtetit. Kryeparlamentari Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti të shoqëruar edhe nga ambasadori, William Walker, ish-kryesues i
Misionit Verifikues në Kosovë në vitet ’99, vendosën kurora lulesh.

Homazhe në kompleksin memorial në Reçak gjatë paradites të së dielës ka bërë homazhe edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me zëvendësministrin, Shemsi Syla dhe drejtues të FSK-së kanë vendosur kurora lulesh.

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe tek varret e të vrarëve në Reçak.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. /Telegrafi/