Trajneri Luis Enrique ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e sotme (e premte) të Paris Saint-Germain ndaj Montpellier në kuadër të javës së parë të Ligue 1 për sezonin 2024/25.
PSG i këtij sezoni ka pësuar shumë ndryshime, pasi lojtari kryesor i ekipit, Kylian Mbappe, vendosi të largohet si lojtar i lirë te Real Madridi.
Përveç kësaj klubi francez kreu disa transferime këtë verë, por pret edhe largime tjera, ku dy emrat më të përfolur janë ai i Manuel Ugartes dhe Carlos Soler.
Të dy mesfushorët pritet të transferohen në Ligën Premier, me Ugarten që është afër kalimit te Manchester United, ndërsa Soler te Wes Ham United.
Megjithatë, Enrique si duket ka vendosur jashtë planeve edhe disa lojtarë tjerë të profilit të lartë, pasi i ka lënë ata jashtë listës për ndeshjen ndaj Montpellier.
🗒️🆗
2️⃣1️⃣ Parisians in the squad for the first match of the season at the Parc des Princes! 🔴🔵#PSGMHSC pic.twitter.com/KM4bDgTotb
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 23, 2024
Enrique ka publikuar listën me 21 futbollistë të ftuar për këtë ndeshje, por ka lënë jashtë emra si Milan Skriniar, Danilo dhe Nordi Mukiele.
Asnjëri nga këta tre futbollistë nuk është i lënduar, por arsyeja duket e thjeshtë: ai nuk beson më tek ta dhe duhet ta gjejnë një klub të ri. /Telegrafi/
🔵🔴❌ Milan Skriniar, Danilo and Nordi Mukiele are also out of Paris St Germain list for tomorrow.
Decision made by Luis Enrique. ⚠️ pic.twitter.com/imcZZFOO4b
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 23, 2024