Telegrafi

Përveç shortit të Ligës së Kampionëve, UEFA do të ndajë edhe çmimet e më të mirëve të vitit

Sot (e enjte) do të ndahen çmimet e lojtarit, lojtares, portierit, mbrojtësit, mesfushorit dhe sulmuesit më të mirë të vitit nga UEFA.

Monaco do të jetë nikoqir i shortit për Ligës së Kampionëve me fillim nga ora 18:00.

Përveç kësaj, UEFA do të ndajë edhe çmimet e më të mirëve të vitit.

Lexo po ashtu UEFA zyrtarizon tre finalistët për çmimin "Lojtari i Vitit"

Çmimi kryesor është ‘Lojtari i Vitit’, ku në listë janë Lionel Messi, Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldo.

UEFA gjithashtu do ta zgjedh ‘Lojtaren e Vitit’, portierin, mbrojtësin, mesfushorin dhe sulmuesin më të mirë të 2018/19 në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/