Sot (e enjte) do të ndahen çmimet e lojtarit, lojtares, portierit, mbrojtësit, mesfushorit dhe sulmuesit më të mirë të vitit nga UEFA.
Monaco do të jetë nikoqir i shortit për Ligës së Kampionëve me fillim nga ora 18:00.
Përveç kësaj, UEFA do të ndajë edhe çmimet e më të mirëve të vitit.
Çmimi kryesor është ‘Lojtari i Vitit’, ku në listë janë Lionel Messi, Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldo.
UEFA gjithashtu do ta zgjedh ‘Lojtaren e Vitit’, portierin, mbrojtësin, mesfushorin dhe sulmuesin më të mirë të 2018/19 në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/