Një video e re që pretendon të tregojë rusët në Ukrainë duke një tren të një parku lojërash për fëmijë është bërë virale në mediat sociale.
Pamjet janë shpërndarë në disa media sociale dhe thuhet se kanë nxitur komente të shumta.
Dhe Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, sipas faqes së tij në Twitter, ka shpërndarë gjithashtu videon, përcjell Telegrafi.
The Russians "evacuated" (stole) a children's train from Kherson. Not only the monuments and ashes of Potemkin.
We are already accustomed to washing machines. But they took it to the next level.📹 alenakherson / TikTok pic.twitter.com/C1ko3pnH9P
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) November 6, 2022
“Rusët ‘evakuan’ (vodhën) një tren fëmijësh nga Kherson”, shkroi ai si mbishkrim.
“Jo vetëm monumentet dhe lavatriçet. Por ata e çuan atë në një nivel tjetër”.
Video of Russian spetsnaz looting a Ukrainian supermarket. https://t.co/wbxBHYbSGW pic.twitter.com/R6wJGuZ59e
— Rob Lee (@RALee85) February 27, 2022
Newsweek shkruan se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur se kur dhe ku janë marrë pamjet ose nëse është me të vërtetë një ushtar rus që drejton automjetin.
Russian soldiers stole a safe from a Ukrainian bank in Kherson region, according to the Ukrainian military pic.twitter.com/acnZG2KPmk
— Alec Luhn (@AlecLuhn) February 27, 2022
Ushtarët rusë janë akuzuar për plaçkitje dhe vjedhje që kur filloi konflikti dhe trupat e presidentit Vladimir Putin pushtuan pjesë të Ukrainës në shkurt – përfshirë ato në një supermarket dhe në një bankë. /Telegrafi/