Site icon Telegrafi

Përveç fokusimit në Superligë – Ismet Munishi tregon edhe për synimet e tjera të Ballkanit

Në një intervistë për Telegrafi.com, Ismet Munishi ka treguar për qëllimet që ka Ballkani me lojtarët e rinj.

Strategu i klubit nga Theranda ka thënë se ai krenohet me punën që po bëjnë së bashku me stafin teknik për të ndihmuar talentët e skuadrës.

Ballkani tashmë i ka dhuruar Përfaqësueses së Kosovës pesë lojtarë – katër në grumpmoshta U-21 dhe një në ekipin A.

Lexo po ashtu Në intervistë për Telegrafin, Ismet Munishi tregon për synimet e Ballkanit në edicionin 2020/21

Për këtë të arritur, Munishi në intervistë përballë gazetarit Betim Zeqiri ka thënë se është shumë i lumtur, por që do të ndihmojnë edhe talentët e tjerë.

“Qëllimi i Ballkanit përveç rezultateve të mira është edhe që të promovojë futbollistë të rinj”, tha trajneri i Ballkanit.

“Tek ne, shumë lojtarë të talentuar kanë gjetur përkrahjen dhe mbështetjen, që te klubet tjera nuk e kanë dhe ne do të jemi promotor të këtyre lojtarëve”.

Lexo po ashtu Ballkani, makineri e talentëve: Ismet Munishi tregon për punën e madhe që po bëhet me lojtarët që janë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës

“Krenohemi që nga ne janë dalë lojtarë si Jetmir Topalli, Blendi Baftiu dhe Arbër Hoxha, gjersa tani kemi marrë edhe Gripshin e Korenicën që janë lojtarë të jashtëzakonshëm dhe duke shprehur talentin në klubin tonë do të jenë nën llupën e klubeve evropiane dhe menaxherëve”, ka përfunduar Munishi në intervistën e dhënë për Telegrafin.

Ballkani tri vite më parë është rikthyer në elitë, ndërsa tani është skuadra me pesë lojtarë të grumbulluar nga Kosova, Mirlind Daku te A-ja dhe Ermal Krasniqi, Albin Kapra, Ramiz Bytyqi e Blend Baftiu te U-21. /Telegrafi/

Exit mobile version