Në moshën 54-vjeçare sot pasdite ka humbur jetën tragjikisht në Pejë, ish-komandanti i UÇK-së, Deli Leka.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i njëjti është zënë nga ashensori i një ndërtese të banimit.
“Sot rreth orës 15:00 policia është informuar se në rrugën ‘Ali pashë Tepelena’ në Pejë ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumë katëshe. Njësitet policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Nga ana tjetër deputeti i PDK-së ka zbuluar ka zbuluar identitetin e viktimës duke thënë se ai është ish-komandanti i UÇK-së, Deli Leka.
“Lamtumirë Komandant Deli Leka!
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ikjen tënde të shpejtë nga kjo botë Nipash!
Humbja jote e herëshme është goditje e rëndë për familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët”, ka shkruar Beqa.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.
Sipas Policisë, rasti cilësohet si “hetim i vdekjes”. /Telegrafi/