Sot (e martë) në Prishtinë u mbajt për herë të parë parada e komunitetit LGBTI në Kosovë, e quajtur si “Parada e Krenarisë”.
Në këtë paradë morën pjesë shumë qytetarë të Prishtinë, në mbështetje të këtij komuniteti, gjersa kishte edhe prej tyre që i injoruan.
Gjithsesi, të gatshëm për mbështetje u shprehen edhe fytyrat publike nga fusha të ndryshme, të cilët përmes rrjeteve sociale, publikuan imazhe që treguan se mbështesin LGBTI-në.
Telegrafi ju sjell në vazhdim disa prej tyre:
Dua Lipa
Këngëtarja Dua Lipa përshëndeti “Paradën e Krenarisë” sot të mbajtur në kryeqytet me një status të publikuar në rrjetin social Twitter, ku kishte shkruar: “Kosova e pati paradën e parë të krenarisë sot në Prishtinë. Dashuria është dashuri. Në emër të dashnisë”.
Era Istrefi
Një mbështetje të tillë e dha edhe artistja kontroverse Era Istrefi. Ajo zgjodhi InstaStory-n si hapësirën për të publikuar disa imazhe nga parada e sotme, në mbishkrimin e së cilave shruante se ndjehet krenare që në Prishtinë sot ndodhi diçka e tillë.
Beatrix Ramosaj
Këngëtarja Beatrix Ramosaj publikoi gjithashtu një fotografi nga parada e LGBTI-së sot në kryeqytet, në Instagramin e saj. Ajo është ndjerë shumë mire me mbishkrimin e disa pankartave, që protestonin mentalitetin e disa prindërve shqiptarë. “Një dashuri”, kishte shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Agnesa Vuthaj
Edhe modelja bukuroshe Agnesa Vuthaj dha mbështetjen e saj sot për këtë komunitet. Ajo publikoi në InstaStory disa imazhe nga parada, të cilat i shoqëroi me mbishkrimet “Dashura është dashuri”.
Vesa Luma
E këngëtarja Vesa Luma zgjodhi rretin social Facebook, për të protestuar duke kujtuar këngën e saj “I ndaluar”, një këngë që trajtonte temën e çdo dashurie të ndaluar, dhe si të tillë, ajo po e cilësonë edhe dashurinë mes gjinisë së njëjtë sot. Në fund të postimit, Luma bëri thirrje për dashuri. /Telegrafi/