Temperaturat e ulëta kanë ndikuar që i gjithë Ballkani thuajse të zbardhet, gjersa për herë të parë pas shumë viteve bora preku edhe qytete e ngrohta të Shqipërisë, si kryeqytetin ashtu edhe disa vende tjera bregdetare.
Të entuziasmuar me rënien e borës, qytetarët e Shqipërisë kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale imazhe ku shfaqin ambientin e tyre jashtë dritares.
Një gjë të tillë e kanë bërë edhe shumë personazhe publike që jetojnë në Tiranë, të cilët për arsye se rrallë herë e shohin borën, kanë marrë menjëherë telefonat në dorë dhe kanë xhiruar ambientin e zbardhur.
Në vazhdim Telegrafi ju sjell disa prej postimeve të këtyre VIP-ve, të cilët të entuziasmuar ndan me fansat gëzimin që përjetuan natën e mbrëmshme. /Telegrafi/