Telegrafi

Personazhet e njohura shqiptare me më së shumti ndjekës në Instagram

Instagrami si një prej mediave sociale më të përdoruar, ka bërë për vete edhe yjet shqiptare, të cilët përmes tij janë më afër fansave të tyre dhe promovojnë çdo projekt dhe aktivitet muzikor pa lënë anash edhe përditësimin nga jeta e përditshme. 

Puna dhe përkushtimi i tyre është shpërblyer edhe me një numër të madh ndjekësish. Disa prej tyre tashmë kanë kaluar shifrën e miliona perosnave e këto shifra vazhdojnë të rritën nga dita në ditë.

Përveç kësaj, Instagrami është edhe një burim i të ardhurave financiare që vjen si rezultat i popullaritetit dhe numri t madh të ndjekësve.

Telegrafi më poshtë ka renditur disa prej personazheve shqiptare me më së shumti ndjekës në Instagram:

Loredana

Reperja shqiptaro-gjermane krahas një karriere të suksesshme, fama nuk i ka munguar as në rrjetet sociale, ajo aktualisht numëron tre milionë ndjekës.

Dhurata Dora

Në pozitën e dytë qëndron këngëtarja e njohur, Dhurata Dora, e cila ka grumbulluar dy milionë e 300 mijë ndjekës në Instagram.

Enca

Ndonëse ka qëndruar larg angazhimeve profesionale vitin që lame pas, Enca ndan numër të njëjtë ndjekësish me Dhurata Dorën, këngëtarja nga Shqipëria deri tani ka arritur në shifrën e dy milionë e 300 mijë.

Luana Vjollca

Personaliteti i njohur televiziv, e cila mikson me shumë zgjarsi karrierën mes moderimit dhe këndimit, Luana Vjollca, në këtë rrjet sociale ka dy milionë ndjekës.

Kida

Përveç që ka ndërtuar një karrierë të sukseshme muzikore, Kida është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, vetëm në Instagram ajo ka një milion e 800 mijë të tillë.

Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, prej kohësh ka kaluar shifrën e 1 milion ndjekës, teksa aktualisht ka një milion e 700 mijë persona që janë kurreshtarë dhe përcjellin çdo postim që ajo bën.

Xhensila Myrtezaj

Në këtë pozitë renditet krijuesja e hitit “Celsi i zemrës”, e cila po ashtu numëron gjithsej një milion e 700 mijë ndjekës në llogarinë e saj të Instagramit.

Noizy

Numër të njëjtë ndjekësish ka dhe reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy, me një milion e 700 mijë ndjekës deri tani.

Ledri Vula, Mozzik, Elvana Gjata

Me një milion e 600 mijë ndjekës në Instagram hyjnë reperi Ledri Vula, Mozzik dhe këngëtarja Elvana Gjata.

Tayna

Reperja e njohur, Tayna ka gjithsej një milion e 500 mijë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare të Instagramit.

Era Istrefi

Një milion e 500 mijë ndjekës numëron edhe këngëtarja e hitit “Bon Bon”, Era Istrefi, e cila ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor, por fansat mbeten besnik ndaj saj, duke përcjell çdo hap që ajo bën në rrjetet sociale.

Përveç emrave të cekur më lartë, ka edhe shumë yjet të muzikës dhe personalitet shqiptare që kanë kaluar shifrën e një milion ndjekësve në Instagram siç janë: Marina Vjollca, Capital T, Melinda, Nora Istrefi e shumë të tjerë, ndërsa këto shifra janë në rritjet të vazhdueshme duke bërë që ky rrjet social të mbetet ndër më të preferuarit edhe për personazhet e njohura shqiptare. /Telegrafi/