Telegrafi

Persona të panjohur vendosin pjesë metalike me skaje të mprehta në rrugët e Zubin Potokut

Foto: Ilustrim

Persona të panjohur kanë vendosur në rrugët e Zubin Potokut pjesë metalike me skaje të mprehta, më qëllim që automjeteve t’iu shpohen gomat.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në orët e mëngjesit.

“Zubin Potok 13.04.2022 – 06:30. Raportohet se persona të pa njohur kanë hedhur (vendosur) në rrugë pjesë metalike me skaje të mprehta, më qëllim që automjeteve t’ju shpohen gomat”, thuhet në raport.

Si provë materiale janë mbledhur dhe konfiskuar 46 copë. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/