Një grua nga Suhareka ka raportuar të mërkurën në Polici se persona të panjohur kanë gërmuar në oborrin e shtëpisë së saj të pabanuar.
Sipas saj, aty më parë kishte gjurmë të varrezave të vjetra.
“Suharekë 05.04.2023 – 18:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të pa njohur kanë gërmuar në oborrin e shtëpisë së saj të pabanuar, ku sipas saj, aty më parë kishte gjurmë të varrezave të vjetra”, thuhet në raportin policor.
Lidhur me rastin i cili është iniciuar si “Dëmtim i varrezave apo kufomave”, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme./Telegrafi/