Telegrafi

Përshihet nga zjarri një garazh në Suharekë, lëndohet një grua

Foto: Ilustrim

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se nga zjarri është përshirë garazhi i tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin Bllacë të Suharekës.

Gjatë intervenimit për të shuar zjarrin, lëndime ka pësuar viktima femër kosovare dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/