Pas pesë orësh diskutimesh, mbrëmë është mbyllur Samitit i Berlinit, i thirrur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.
Liderët e Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë marrë pjesë në këtë samit, mbrëmë janë pritur dhe përshëndetur ngrohtë nga nikoqirët.
Presidenti Thaçi sot në profilin e tij në Instagram ka postuar një video, ku shihet duke u përshëndetur ngrohtësisht me kancelaren Merkel dhe presidentin Macron.
Në këtë video, shihen Merkel dhe Marcon derisa vazhdojnë diskutimet me Thaçin edhe pas përshëndetjes së tyre.
“Shihemi në Paris!” – ka shkruar Thaçi në postimin e kësaj videoje në instagram. /Telegrafi/