Telegrafi

Përsëri vjedhje në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, “viktimë” një dyqan bizhyterish (Video)

Të mërkurën rreth orës 14:54, në Rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një vjedhje në një dyqan, në të cilën shiten bizhuteri.

Në incizimet e kamerave shihet se si dy vajza vjedhin çantën dhe një bizyluk, të cilat kanë një vlerë prej 50 euro. Atu shihet edhe fytyra e njërës prej vajzave që e ka kryer vjedhjen.

Ndryshe, edhe dje në të njëjtën rrugë ka ndodhur një vjedhje në një dyqan pemësh dhe perimesh /Telegrafi/